Drogba: Dua që ky lojtar ta fitojë Topin e Artë

Futboll

Drogba: Dua që ky lojtar ta fitojë Topin e Artë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 22:19
Didier Drogba

Didier Drogba ka zbuluar favoritin e tij për ta fituar Topin e Artë.

Didier Drogba u pensionua para pak ditësh nga futbolli, mirëpo ai ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar për ta fituar Topin e Artë.

Legjenda e Chelseas ka thënë se Cristiano Ronaldo e meriton plotësisht ta fitojë Topin e Artë.

“Do të ishte mirë të shihja Kylian Mbappe të fitonte Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Drogba.

“Por, Ronaldo është ende këtu, ai është ende një makinë”.

“Ai ka fituar të gjitha trofetë e Ligës së Kampionëve në vitet e fundit, ka ndryshuar kampionatin për të shkuar në Juventus, ku ai tashmë po shkëlqen. Ky njeri është i pabesueshëm”, ka shtuar më tej legjenda nga Bregu i Fildishtë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat