Emery: Na nevojitej fitorja

Futboll

Emery: Na nevojitej fitorja

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 22:19
Unai Emery

Unai Emery është ndarë shumë i lumtur me fitoren e Arsenalit si mysafir ndaj Bournemouthit.

Arsenali shënoi fitore me rezultatin 2-1, falë golit të Pierre-Emerick Aubameyang dhe autogolit të Jefferson Lermas.

“Çdo ndeshje është tre pikë, dhe sot ishte shumë e rëndësishme kjo fitore dhe qëndrimi afër Tottenhamit, Chelseat dhe Liverpoolit”, ka thënë Emery.

“Mendoj se Manchester City janë më larg”.

“Ne jemi të lumtur me rezultatin”.

Arsenali momentalisht është në pozitën e pestë me 27 pikë, një më pak se Chelsea në vendin e katër. Në ndeshjen e ardhshme Arsenali e pret në shtëpi rivalin e qytetit, Tottenhamin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat