Arbër Zeneli ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, vetëm këta dy lojtarë para tij

Futboll

Arbër Zeneli ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, vetëm këta dy lojtarë para tij

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 00:02
Arbër Zeneli

Arbër Zeneli është ndër tre lojtarët më të shpejtë në Ligën e Kombeve, dhe para tij janë vetëm Kylian Mbappe e Leroy Sane.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, që shkëlqeu në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, është ndër më të shpejtët në këtë garë.

Këtë e konfirmoi ndihmës trajneri dhe trajneri i fitnesit në Përfaqësuesen e Kosovës, Thomas Richards, duke folur në emisionin ‘2 me 1’.

Zeneli ishte lojtari i ndeshjes në fitoren më të madhe të Kosovës të shënuar deri tani në futboll, kundër Azerbajxhanit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ylli i Heerenveenit realizoi het-trik, në fitoren e Kosovës prej 4 me 0, derisa tani është edhe top-golashënuesi i Përfaqësueses së Kosovës.

Sipas Thomas Richards, ndihmës trajner i Bernard Challandes në Përfaqësuese, si dhe trajner i fitnesit, Zeneli është ndër më të shpejtët në Nations League.

“Kemi filluar që të aplikojmë analizën e GPS të lojtarëve dhe aty shikojme edhe shpejtësinë e tyre, si dhe vrapimin dhe distancën në të cilën lojtarët vrapojnë”, tha Richards.

“Dhe mund të them që tani se Arbër Zeneli është ndër lojtarët më të shpejtë që luajnë në Ligën e Kombeve”, tha ai në emisionin ‘2 me 1’.

“Unë kam bërë disa krahasime dhe shpejtësia më e lartë e tij në sprint është shumë e lartë. Në Ligën e Kombeve vetëm Kylian Mbappe i Francës dhe Leroy Sane i Gjermanisë janë më të shpejtë se ai”, potencoi Richards.

“Gjatë një periudhe në full sprint, Zeneli ka pasur 33.38 kilometra në orë shpejtësi”, përfundoi ndihmës trajneri i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat