Futbollisti goditet me shkelm në kokë dhe bie pa ndjenja

Futboll

Futbollisti goditet me shkelm në kokë dhe bie pa ndjenja

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Futbollisti goditet me shkelm në kokë dhe bie pa ndjenja

Këlcyra mund Albpetro lin në minutat e fundit dhe e largon edhe më shumë nga vendi i parë. Vendësit fitojnë me rezultatin minimal 1-0 me golin e Matushit në të 88-ën. Ndeshja më e mirë e Këlcyrës në fazën e parë, ndërsa miqtë pësojnë një humbje që mund t’u kushtojë shumë.

Redjan Hatia i Albpetrolit përfundon në spital pas goditjes së rëndë në kokë me takë që merr nga Këndella. Gjithashtu, patosarakët pretendojnë se ish-trajneri i dënuar i Këlcyrës, Robert Spahiu, qëndroi në pjesën ballore të stadiumit në afërsi të gjyqtarit anësor, duke i bërë presion.

Loja nis e fortë dhe vendësit janë më këmbëngulës, duke kërkuar golin e avantazhit, ndërsa miqtë i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes dhe tentojnë me kundërsulme. Në minutën e 42- të, Këndella i vendësve ndërhyn shumë ashpër ndaj Hatias, duke e goditur në kokë.

Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, lojtari mik hyn në fushë, por pas tre minutash bie në zonë pa ndjenja dhe duhet autoambulanca që e dërgon menjëherë në spital. Pjesa e dytë nis me ndryshim ku vendësit forcojnë sulmin me Gabën dhe krijojnë disa raste.

Me kalimin e minutave, miqtë tentojnë të dalin dhe të shënojnë, por u mungon finalizimi i saktë. Kur u duk se takimi do të mbyllej në barazim, janë vendësit që shënojnë. Shele kroson dhe në hyrje të zonës është Matushi që godet bukur dhe topi, pasi përplaset në të dyja shtyllat, përfundon në rrjetë. Vendësit e administrojnë avantazhin edhe në minutat e mbetura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat