Shtyhet për nesër seanca ndaj portierit të Partizanit e kombëtares, Alban Hoxha

Futboll

Shtyhet për nesër seanca ndaj portierit të Partizanit e kombëtares, Alban Hoxha

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 12:38
Alban Hoxha

Është shtyrë për nesër në orën 10:00 seanca gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë për  portierin e  Partizanit dhe kombëtares shqiptare, Alban Hoxha.

Ai u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës.

Futbollisti i klubit kryeqytetas u kap teksa drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe kishte kaluar masën 0.51 mg/l.

Një lajm jo i mirë për Partizanin vetëm pak ditë para derbit ndaj Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat