Shqiptari i bën “presion” Serbisë: Nëse nuk më ftojnë, do të luaj për Kosovën

Futboll

Shqiptari i bën “presion” Serbisë: Nëse nuk më ftojnë, do të luaj për Kosovën

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 13:03
Shqiptari i bën “presion” Serbisë: Nëse nuk më ftojnë, do të luaj për Kosovën

Futbollisti 18-vjeçar, Arton Zekaj nuk është i vendosur se cilën kombëtare do të përfaqësojë. Ai ka lindur në Beograd nga prindër kosovarë, teksa ka qenë kapiten i grupmoshave serbe. Mesfushori së fundmi është pjesë e Lillle në kampionatin francez, ku është aktivizuar edhe 1 ndeshje me ekipin e parë. Në një prononcim për “Kurir”, Zeka ka folur në lidhje me të ardhmen, teksa nuk e fsheh interesimin e Kosovës. “Është e vërtetë që kam qenë kapiten te moshat e Serbisë dhe nuk jam ftuar në ndeshjet e fundit. Nuk e di çfarë të them, kamë qenë në dispozicion të përzgjedhësve, por që nuk kishte thirrje. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Jam kontaktuar nga trajneri Ilija Stolica dhe më tha se dëshironte t’i provonte disa lojtarë të tjerë.

Por edhe pasi provuan lojtarët mua nuk më ka ardhur asnjë ftesë. Kam një telefonatë nga Kosova, më kanë kërkuar të luaj për ta. Do të luaj për ata që më duan më shumë, do të doja të vazhdoja me ata që kam nisur, por nëse nuk më duan nuk kam se çfarë të bëjë.

Pyetjes nëse do të ketë dy oferta nga Serbia dhe Kosova, cilën do të zgjidhte, Zekaj i është përgjigjur se do të vazhdonte me serbët.

“Unë do të luaja për Serbinë, unë kam lindur dhe jam rritur, kam kaluar nëpër të gjitha grupmoshat dhe natyrisht se do të luaja për ta. Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë. Nëse nuk do të kem ftesë nga Serbia atëherë do të luaj për Kosovën”, deklaroi Zekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat