Hazard lë hapur shtegun e largimit

Futboll

Hazard lë hapur shtegun e largimit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:10
Hazard lë hapur shtegun e largimit,

Nuk ka javë që thashethemet mbi të ardhmen e yllit belg të Chelsea, Eden Hazard, të mos dalin në dritë, në një mënyrë apo në një tjetër. Belgu vazhdon të lidhet regullisht me një transferim të mundshëm te PSG apo Real Madridi, sidomos tashmë që nga “Santiago Bernabeu” është larguar një yll si Cristiano Ronaldo.

Në funksion të këtyre zërave kanë qenë edhe fjalët e fundit të futbollistit belg, i cili në një intervistë me “Canal +” të Francës paralajmëron se në verë mund të lërë Anglinë. Edhe pse këtë herë nuk ishte aq i hapur si në rastet e tjera, lojtari i Chelsea-t ka lënë sërish një shteg hapur për Real Madridin.

“Për momentin do të vijoj te Chelsea, në verë do të nis sezonin tim të fundit në kontratë. Nëse nuk rinovoj, largimi është i mundur, por jo që në janar, – tha Hazard, i cili nuk përjashtoi përfundimin e karrierës së tij në klubin e Londrës. – Verën e ardhshme është një mundësi për të lëvizur, por do të ishte gjithashtu e mundur që unë ta kaloj pjesën tjetër të karrierës te Chelsea”.

Ai hodhi poshtë në mënyrë praktike një largim të mundshëm në merkaton e janarit: “Kam pasur kontakte me PSG, por nuk jam tunduar. Nëse kthehem në Francë në të ardhmen, do të shkoj te Lille, por në këtë moment nuk ka shans të kthehem në Ligue 1″.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat