Iniesta me fjalë të rënda për Mourinhon

Futboll

Iniesta me fjalë të rënda për Mourinhon

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:44
Iniesta me fjalë të rënda për Mourinhon

Gjeniu i mesfushës spanjolle, Andres Iniesta, që tashmë aktivizohet në kampionatin japonez, ka folur për momente të vështira që i ka kaluar në karrierën e tij, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndjeu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009.

“Gjithçka ndodhi pas fitores së 3 trofeve me Barcelonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Chelseat…ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por, gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash. Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale, e një pasdite në shtëpi e ndijva veten keq. I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja. Njerëzit lëvizin nga një shpresë, dëshirë, objektiv”, tha Iniesta.

Me Barcelonën, Iniesta ka përjetuar shumë momente të lavdishme, por edhe tensionesh, në ndeshjet me Realin e Madridit, kur ky i fundit kishte në bankinë Jose Mourinhon.

“Nuk është e nevojshme të jesh me Barcelonën, apo Realin, për të kuptuar së në atë kohë u krijua një situatë e pakëndshme. Elementi kyç i të gjithë kësaj historie ishte Mourinho. Ai që nuk dëshiron ta shohë këtë, kalon në radikalizëm. Në atë kohë nuk shikoje rivalitetin e përjetshëm, shihje urrejtje, teksa u kalua çdo kufi dhe u krijua një ambient i padurueshëm”, shtoi Iniesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat