Gjykata dënon me 50 mijë euro Piquen

Futboll

Gjykata dënon me 50 mijë euro Piquen

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:46
Gerard Pique

Një gjykatë spanjolle ka dënuar qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, me një gjobë prej 50 mijë eurove për drejtim pa lejetë makinës.
31-vjeçari u paraqit sot në gjykatë në Barcelonë dhe pranoi dënimin për shkeljen e ligjit për ngasje të automjetit në Spanjë gjatë seancës.
Ai nuk deshi të flasë për gazetarë derisa u largua nga gjykata duke buzëqeshur.
Në Spanjë, patentë shoferi funksionon në një sistem pikësh, të cilat ulen pas çdo shkeljeje trafiku. Shoferit, i cili mbetet pa pikë në patentë, i suspendohet patenta për gjashtë muaj dhe ai apo ajo është i detyruar të ndjekë një kurs për rregullat e trafikut në mënyrë që ta kthejë patentën.
Pique ka mundur ta bëjë këtë në qershor të vitit 2018, por nuk shkoi në kurs, prandaj patenta e tij mbeti e suspenduar dhe ai u ndalua në gusht nga policia komunale duke vozitur pa leje, sipas gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat