Lëndohet Suarez, do të mungojë për dy javë

Futboll

Lëndohet Suarez, do të mungojë për dy javë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 18:28
Suarez

Sulmuesi uruguaian është lënduar në ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

Lëndimet janë kthyer në një makth për Barcelonën, e cila assesi nuk po arrin ta kompletojë skuadrën nga lojtarët e dëmtuar.

I fundit që tremb katalanasit është sulmuesi uruguaian, Luis Suarez i cili ka pësuar një lëndim në gjurin e tij të djathtë dhe tashmë do të duhet që të mungojë për dy javë.

Kësisoj Suarez do të humbasë ndeshjen me PSV-në në Ligën e Kampionëve si dhe ndeshjen me Villarrealin në kampionat. Ai pritet të kthehet në ndeshjen derbi me rivalin e qytetit Espanyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat