Mbappe: Kemi hasur në disa probleme

Futboll

Mbappe: Kemi hasur në disa probleme

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 19:35
Mbappe: Kemi hasur në disa probleme

Kylian Mbappe e pranon se skuadra e Paris Saint Germain ka pasur problem në Ligën e Kampionëve.

Por, francezi është optimist për të ardhmen dhe beson se ata janë shumë afër për t’i vendosur gjërat në vendin e duhur.

Momentalisht parisienët renditen në vendin e tretë të grupit C, një pikë larg Napolit dhe Liverpool.

Ata kanë vetëm një fitore, kundër Crvena Zvezdës.

“Kemi hasur në disa probleme deri tash, por jemi ende në garë dhe kemi fatin në duart tona” ka thënë Mbappe.

“Mendoj se për të fituar kompeticionin duhet t’i vendosim gjërat në vendin e tyre. Nuk na mungon shumë” ka thënë anëtari i PSG.

Ndeshjen e radhës Paris Saint Germain do ta luaj kundër Liverpool, ndeshje e cila do të zhvillohet në Paris.

Kjo ndeshje njëkohësisht do ta ketë rolin vendimtar për një vend në fazën e 1/16 në Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Francës nuk e di ende nëse mund të llogarisë në Mbappe e Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat