Arsenal do të siguron ndriçimin e stadiumit me bateria ekologjike

Futboll

Arsenal do të siguron ndriçimin e stadiumit me bateria ekologjike

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 21:19
Arsenal

Klubi i futbollit te Arsenalit, të cilët të dielën vazhduan ndeshjen e 17 pa humbje, kanë shpalosur një pajisje të mbushje akumuluese të baterive që mund të akumulojnë energji për 60 mijë ulëset në stadiumin Emirates në një ndeshje

Bateria 2 megavat me lithium-ion e prodhuar nga Pivot Power LLP do ti lejon klubit të futbollit që të blejnë energji elektrike kur është shumë më lirë dhe ta përdorin atë në kohë të pikut. Arsenali thuhet se planifikon të shtojë edhe një megavat akumulim për verën e ardhshme.

Bateria do të gjenerojë të ardhura për klubin duke ndihmuar për të baraspeshuar balancimin e kërkesave nëpërmes frekuencave-që është një kontratë e nënshkruar nga ta me National Grid Plc. Do të kërkojë që të aplikohet sa më shpejt që në njoftimin e dytë për të ndihmuar në stabilizimin e frekuencave të rrjetit.

“Projekti thekson rolin e rëndësishëm që mund të luaj akumulimi për përmbushjen e objektivave të qëndrueshmërisë”, ka thënë James Frith, një analist i BloombergNEF. “Derisa shpenzimet e sistemeve të akumulimit vazhdojnë të bien, BNEF pret që të sheh më shumë më shumë nga projekte të tilla”.

Arsenali është po ashtu skuadra e parë e futbollit që ka ndryshuar 100 për qind energjinë elektrike  të marrë nga natyra, të prodhuar nga Octopus Energy dhe klubi ka instaluar drita LED që shpenzojnë 30 për qind më pak energji.

Pivot Power ka për qëllim që të vendos bateri më 50 megavat energji në 10 harta brenda 18 muajve për të mbështetur infrastrukturën e makinave elektrike.

“Arsenali po tregon se si klubet e futbollit dhe përdorues të tjerë të mëdhenj të energjisë mund të kursejnë para dhe të mbështesin ndryshimet klimatike dhe ta pastrojnë ajrin”, ka thënë shefi ekzekutiv i Pivot Power, Matt Allen. “Bateritë janë në qendër të kohës së re, për të krijuar kosto efektive, ekonomi me dioksid të ulët të karbonit dhe ne jemi gati që të ndihmojmë qeveritë, autoritetet lokale dhe bizneset që të shfrytëzojnë këtë mundësi që ato ofrojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat