Manchester City dhe Juventus kanë kthyer sytë nga ylli i Barcelonës, Jordi Alba.
Duket se është vet lojtari që zgjoi vëmendjen e gjigantëve duke thënë se është i befasuar me skuadrën katalunase që nuk po e kontakton për kontratën e re.
“Tuttosport” ka shkruar sot se Juve dhe City po e monitorojnë këtë situatë të mbrojtësit të majtë.
Kontrata e spanjollit në “Camp Nou” mbaron në vitin 2020 dhe ai nuk ka pranuar ndonjë telefonatë apo kontakt tjetër për vazhdimin e kontratës me kampionët e Spanjës.
Mbetet të shihet nëse Alba do të kontaktohet nga drejtuesit e Barcelonës për vazhdimin e kontratës.
Ai do të ishte humbje e madhe kur kemi parasysh deklaratën e Messi i cili thoshte se Alba është lojtari që e kupton atë më së miri.