River Plate – Boca Juniors, merret vendimi i papritur

Futboll

River Plate – Boca Juniors, merret vendimi i papritur

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:15
River Plate – Boca Juniors

Ende nuk është bërë e ditur se kur do të zhvillohet ndeshja e dytë në mes të River Plates dhe Boca Juniors.

Në fundjavën e kaluar ishte paraparë që ndeshja të zhvillohet të shtunën, mirëpo autobusi i Boca Juniors u sulmua nga tifozët e River Plates.

Ndeshja u shtye për të dielën e kaluar, mirëpo nuk u mbajt, pasi lojtarët e Bocas nuk ishin në gjendje ta vazhdonin ndeshjen për shkak të lëndimeve që morën nga xhamat e thyer,

Ndeshja e Copa Libertadores po mendon që të zhvillohet në Evropë, pasi Genoa ka pranuar tu lëshoj stadiumin  e tyre që ta zhvillojnë ndeshjen.

Ende nuk është bërë e ditur nëse River Plate dhe Boca Juniors do të pranojnë që të luajnë në Itali, por që rivaliteti i tyre historik, po vazhdon edhe jashtë fushe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat