Jordi Alba në radarin e Manchester Cityt

Futboll

Jordi Alba në radarin e Manchester Cityt

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:23
Jordi Alba

Manchester City po mendon të përforcohet gjatë afatit kalimtar të verës në repartin e mbrojtjes.

Pep Guardiola ende ka shqetësime rreth opsioneve në krahun e majtë defansiv dhe është në dijeni për pakënaqësitë e Jordi Albas rreth bisedimeve për zgjatjen e kontratës me Barcelonën.

Tuttosport shkruan sot se anglezët po lëvizin reprezentuesin spanjoll, i cili ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020.

“Nuk e di se çfarë mendon klubi për mua dhe është e çuditshme, sepse jemi në përfundim të marrëveshjes së bashkëpunimit”.

“Synimet e mia janë që të mbaroj karrierën time këtu, por ne do të shohim se çfarë janë qëllimet e tyre apo kur ata mendojnë se do të jetë e përshtatshme për të më thirrur”, deklaroi gjatë fundjavës futbollisti.

Futbollisti pritet të zgjat kontratën me katalunasit edhe për tre vitet e tjera dhe do t’i rritet paga vjetore.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani ka pasur 174 paraqitje për kampionët e Spanjës dhe ka shënuar shtatë gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat