Formacioni i mundshëm i Juventusit kundër Valencias – CR7 i gatshëm për ”hakmarrje”

Futboll

Formacioni i mundshëm i Juventusit kundër Valencias – CR7 i gatshëm për ”hakmarrje”

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Cristiano Ronaldo

Juventusi do të përballet me Valencian sonte në Champions League – dhe kush do të startojë për ”Zonjën e Vjetër”?

Juventusi mund ta sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve edhe në rast të barazimit sonte ndaj Valencias në ”Allianz Stadium”.

Gjiganti italian prinë në grupin H me 9 pikë, katër më shumë se Valencia, e cila renditet në vendin e tretë.

Maxi Allegri synon që të kryejë punë më shpejt në grupin përkatës për ta vazhduar ecurinë pa humbje në kampionat, transmeton IndeksOnline.

Cristiano Ronaldo është i gatshëm që të startojë dhe padyshim se kërkon hakmarrje sonte ndaj Valencias, skuadër ndaj të cilës u përjashtua me të kuq në shtator.

Ish-anëtari i Real Madridit pritet të startojë përkrah Paulo Dybalas në formacionin, 4-4-2.

Kjo do ta linte Mario Mandzukicin në stol, derisa Blaise Matuidi pritet të luajë në të majtë të mesfushës.

Emre Can dhe Sami Khedira do të mungojnë shkaku i lëndimeve, derisa kësaj liste i shtohet edhe Federico Bernardeschi.

Mbrojtësi i majtë, Alex Sandro është i pezulluar për një ndeshje, derisa Joao Cancelo do të luajë në të djathtë, kurse në qendër, Chiellini dhe Bonucci.

Formacioni i mundshëm i Juventusit:

(4-4-2) Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Cuadrado, Bentancur, Pjanic, Matuidi; Ronaldo, Dybala.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat