Gjykata merr vendimin për portierin shqiptar

Futboll

Gjykata merr vendimin për portierin shqiptar

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:09
Alban Hoxha

Gjatë fundjavës portieri i skuadrës së Partizanit u arrestua pasi u kap nga policia duke vozitur në gjendje të dehur.

Ndërkohë që sot Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 31-vjeçarin, Alban Hoxha. Mësohet se gjykata la të lirë futbollistin shqiptar, duke i dhënë masën “Detyrim me paraqitje”. Kujtojmë se portieri i Partizanit u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur makinën e tij në rrugën “George W Bush”. Policia njoftoi se në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat