Tifoz famëkeq të Serbisë përmes Shqipërisë...

Futboll

Tifoz famëkeq të Serbisë përmes Shqipërisë...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Ilustrim

Cërvena Zvezda e Beogradit, kampion i Serbisë, të mërkurën në mbrëmje (21.00)  do të luajnë në San Paolo kundër Napolit, në kuadër të Champions League në futboll. “Delije” nga Kotori apo tifozët famëkeq të Zvezdës, njoftojnë se në takimin e fundit do të shkojnë në numër të madh drejt Beogradit, për ndeshjen e Zvezdës me PSG. “Mbështetësit nga Kotori përgatiten për udhëtim në Napoli.

“Ne Napoli udhëtojmë me makinë përmes Durrësit në Shqipëri, më pas në Bari, dhe pastaj në Napoli. Ka dhjetëra tifozë prej nesh, që do të mblidhen nga Kotorri, do të udhëtojnë në mënyrë të organizuar që klubi tonë ta mbështetin”, tha Vuk Zhivkoviq, shkruan “Sportski Zurnal”.Tifozët famëkeq rrugën më afër për Itali e shohin përmes shtetit shqiptar!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat