Kokë më kokë me kreun e CONMEBOL-it

Futboll

Kokë më kokë me kreun e CONMEBOL-it

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 11:59
Presidenti i Konfederatës Amerikano-jugore të Futbollit (CONMEBOL), Alejandro Dominguez

Presidenti i Konfederatës Amerikano-jugore të Futbollit (CONMEBOL), Alejandro Dominguez, ka publikuar një letër ku u kërkon të gjithë protagoistëve të futbollit amerikano-jugor që të kenë si prioritet identifikimin problemeve dhe nxitjen e luftës kundër akteve të dhunës, që njollosin sportin e futbollit. Në këtë dokument, të publikuar në Twitter, Dominguez nënvizon se në këtë sfidë të rëndësishme luhet shumë më tepër se për një trofe sportiv. “Ose të gjithë protagonistët e futbollit amerikano-jugor do të mblidhen për t’i dhënë fund dhunës, ose dhuna do t’i japë fund futbollit.”

Presidenti i CONMEBOL-it do të mblidhet bashkë me presidentin e Rivel Plate dhe atë të Boca Juniors (Rodolfo D’Onofrio dhe Daniel Angelici), për të nxjerrë përgjegjësitë rreth asaj që ndodhi të shtunën dhe të dielën në Buenos Aires dhe për të fiksuar një datë për zhvillimin e ndeshjes.

Eksperetët theksojnë se finalja e kthimit (e para e zhvilluar në “Bombonera” përfudoi 2-2) me shumë mundësi do të luhet më 8 dhjetor. Patra se të merret vendimi përfundimtar, Komisioni i Disiplinës prsanë CONMEBOL-it duhet të marrë vendimin rreth kërkesës së drejtuesve të Boca Juniors për fitoren në tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat