Shulku: Trajnerët e ekipeve kombëtare do të punojnë me kohë të plotë

Futboll

Shulku: Trajnerët e ekipeve kombëtare do të punojnë me kohë të plotë

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 12:02
Ilir Shulku

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të prezantimit të trajnerëve të rinj të ekipeve kombëtare, ku u shpreh:

Do të krijojmë edhe Kombëtares U-16, U-18 dhe U-20. Do shikojmë nëse do të marrim trajnerë të tjerë apo do zgjedhim këta që janë. Trajnerët e ekipeve Kombëtare nuk kanë qenë full time. Tani do të jenë me kohë të plotë. Një nga arsyet pse Bogdani u largua ishte për shkak se ai jetonte në Itali dhe nuk mund t’i ndiqte dot lojtarët në Shqipëri. Gjithë drejtoria teknike do të ketë mbledhje të hënën. Pjesë e tryezave dhe seleksionimeve do të jetë dhe trajneri Panucci.

Analiza e punës që është bërë? Do të behet shumë shpejt analiza. Pjesërisht është bërë. Çfarë nuk kemi bërë mirë është pjesë e jona. Zhvillimi i futbollit të moshave është një proces. Një arsyet është dhe rinovimi. Drejtori ka menduar bashkë me ne të rinovojë stafet. Koha e ardhshme do të jetë ndryshe.

Ne vërtet nuk u kualifikuam sivjet. Kemi pasur më përpara kualifikime. Kemi shkuar deri në limite. Ne padyshim që do të pretendojmë sezonet e ardhshme.

Nuk ma ha mëndja që ka ndonjë shqiptar që luan jashtë shtetit dhe nuk do të luajë me ekipin kombëtar. Shumica e lojtarëve që kanë dashur kanë ardhur të luajnë. Nuk do një strategji. Nuk ka ndonjë lojtar shqiptar që luan jashtë shtetit dhe nuk është kontaktuar nga FSHF. Një nga objektivat që Bushi ka arritur është furnizimi i Kombëtares A me futbollistë.

Këta trajnerë që janë këtu do jenë çdo ditë në punë. Planin e punës e ndan drejtori. Trajneri Panucci do të jetë në mbledhjet që duhet të jetë. Për të qenë pjesë e seleksionimeve dhe për të dhënë ide në lidhje me përzgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat