Vitet e 80-ta ka qenë vitet e arta për futbollin e Kosovës, kur Prishtina garoi për pesë vite rresht (1983-88) në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë. Një foto e rrallë, ku shihet Sahit Kelmendi, duke e kërcënuar portën e Vardarit.
Në foto janë Sahit Kelmendi para portës së portierit Momçilla Grosheva, pastaj janë edhe Najdoski, Janevski dhe Muriqi. Kjo foto është e viteve të 80-ta dhe shumë domethënëse. Kelmendi ka qenë prej futbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova.