Allegri: Vetëm Barcelona është me fortë se ne

Futboll

Allegri: Vetëm Barcelona është me fortë se ne

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit është optimist që skuadra e tij mund të triumfojë në Evropë këtë vit.

Massimiliano Allegri e pranon se është viti i duhur për të provuar fitoren e Ligës së Kampionëve dhe se në qarkullim nuk ka shumë skuadra të forta.

Trajneri i Juventusit vlerëson kundërshtarët e sotëm dhe thotë se nuk pret gabime si ato ndaj United.

“Vlerësimet nuk bëhen në këto momente. Barcelona për momentin është e dyta në klasifikim në Spanjë, ndërsa vjet thashë që Reali ishte favorit”, deklaroi Allegri. “Pas Barcelonës favoritë jemi edhe ne. Kemi dëshirë që këtë vit të provojmë. Vetëm Barcelona është më e fortë se ne”.

“Ndaj Valencias duhet të jemi më të kujdesshëm dhe mos të përsërisim gabimet e bëra më herët”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat