Emery planifikon ta largojë Mustafin nga Arsenali

Futboll

Emery planifikon ta largojë Mustafin nga Arsenali

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 13:23
Shkodran Mustafi

Mbrojtësi shqiptar nuk po kalon në formë të mirë këtë stinor.

Unai Emery nuk është i kënaqur me paraqitjet e Shkodran Mustafit dhe qysh tash ka nisur të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Gazeta angleze Metro shkruan që gabimet e bëra nga reprezentuesi gjerman, nuk i kanë pëlqyer fare trajnerit, i cili nuk është i bindur se me Mustafin mund ta ketë një mbrojtje të fortë.

Gjatë janarit, pritet që Arsenali të vihet në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Ndonëse Topçinjtë janë në një seri prej 17 ndeshjesh pa humbje, ata kanë arritur që vetëm në pesë ndeshje ta mbajnë portën të paprekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat