24 orë kohë për të shmangur katastrofën

Futboll

24 orë kohë për të shmangur katastrofën

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:36
River Plate

Sulmi i tifozëve të River Plate ndaj autobusit të Boca Juniors, që ka detyruar drejtuesit e CONMEBOL të mos e zhvillojë finalen e kthimit të Kupës Libertadores, mund t’i kushtojë me të vërtetë shumë “Los Millonarios”.

Federata Amerikanojugore e Futbollit do të mblidhet sot në orën 10 (ora lokale) për të vendosur ditën kur do të luhet finalja e dytë, por ekziston rreziku që kjo ndeshje të mos luhet për shkak se River pritet të marrë një ndëshkim të ashpër disiplinor.

CONMEBOL, në fakt, ka bërë të ditur “nisjen e një procesi disiplinor kundër River Plate për incidentet e verifikuara 24 nëntorin e kaluar me rastin e finales së kthimit kundër Boca Juniors. River është lajmëruar për këtë dhe ka 24 orë kohë për të paraqitur prova shfajësuese”.

Rreziku më i madh është se River Plate mund të konsiderohet përgjegjës për ngjarjet. Në këtë rast dënimi më i madh është humbja në tavolinë, që do t’i jepte Kupën Libertadores Boca Juniors-it pasi ndeshja e parë është mbyllur 2:2. Kërkesa për rezultatin 3:0 në tavolinë është bërë edhe nga presidenti i Boca-s pas sulmit të pësuar nga lojtarët e tij.

Nëse kjo ndodh, do të ishte me të vërtetë zhgënjyese për të gjithë tifozët argjentinas dhe jo vetëm, të cilët e prisnin me padurim Superclasico-n dhe Super Finalen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat