Shqiptari i lindur në Suboticë, ka dy fjalë për Serbinë që është në panik

Futboll

Shqiptari i lindur në Suboticë, ka dy fjalë për Serbinë që është në panik

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:15
Arton Zeka

Ditën e djeshme fjalët e thëna nga lojtari 18-vjeçar Arton Zeka kanë bërë shumë bujë në mediat serbe dhe ato shqiptare. Lojtari deklaroi se do të vinte te Kosova vetëm nëse nuk do ta pranonte Serbia dhe media serbe “Kurir” ka publikuar një artikull të plotë ku thuhet se Zeka ka ushtruar “presion” tek kombëtarja serbe me deklaratën e bërë. Ndërsa vetë lojtari ka dalë dhe tashmë ka mohuar të ketë thënë ato fjalë të publikuara nga “Kurir”.

Unë kam lindur në Suboticë dhe jam rritur në atë qytet. Sa i përket deklaratave të dhëna për gazetarët e Kurir, unë u thashë se nuk kam vendosur se për kë do të luajë. Unë jam për momentin i fokusuar për klubin tim, i cili po më ofron gjithçka për t’u zhvilluar.

Mua nuk më intereson shumë. Të gjithë kanë të drejtë të mendojnë ndryshe. Është e vërtet se kam marrë telefonatë nga skuadra kombëtare e Kosovës. Unë nuk dua të shantazhojë askënd, unë të punojë dhe dëgjojë, të tjerat do të vijnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat