Shqiptari nga Kosova flet për derbin më të madh në Skoci

Futboll

Shqiptari nga Kosova flet për derbin më të madh në Skoci

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:28
Grezda

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda ka folur në një intervistë për “Tring Sport” me gazetaren Eva Murati ku ka analizuar ecurinë e tij gjatë kësaj periudhe si te klubi i Glasgow Rangers po ashtu edhe me ekipin Kombëtar.  25-vjeçari foli edhe për marrëdhëniet me trajnerët Garrerd dhe Panucci.

“Ndeshja e fundit më lodhi shumë, u ktheva mbas një lëndimi shumë të gjatë dhe kur luan në 9 ditë 3 ndeshje janë shumë dhe këtë ndeshjen e fundit e kisha shumë problem. Isha shumë i lodhur. Është shumë e rëndësishme për mua që kur kthehesh të jesh në formë. Mezi po pres ndeshjen e radhës.

Gerrard më ka dhënë shumë besim dhe kam folur shumë me të. Ka besim të madh të mua. Më ka thënë vetëm të jem i qetë, sepse Grezdën e madh do ta shohim. Ishte ndeshja e parë që zhvillova në stadiumin tonë në formacion dhe kur luan aty është një ndjenjë e papërshkrueshme. Janë plot 50 mijë shikues. Në minutën e 85-të zgjidhet lojtari i ndeshjes. Kur pas emrin tim atje lart në televizor, u gëzova shumë dhe më përgëzuan të gjithë.

Nuk e prisja interesimin e Gerrard. Isha i lënduar për një kohë të gjatë, mirë po kisha bërë para dëmtimit një sezon të mirë. Isha në formë të mirë dhe ata i kanë parë ato ndeshje. Kur më kontaktoi menjëherë pranova që të jem nën urdhrat e tij.

Kemi raporte shumë të mira dhe jam shumë i lumtur që është trajneri im. Derbi Rangerd - Celtic është derbi më i madh në Europë. Kur luajnë njëra me tjetrën është një atmosferë që nuk përshkruhet dot. Do luajmë në datën 30 dhjetor në shtëpi kundër Celtic. Shpresoj që ta mbajmë ritmin dhe që ndeshjen e fundit të fitojmë dhe ta kalojmë rivalin. Jam një njeri që përshtatem shumë lehtë. Kam problem pak motin atje. Është gjithmonë shi.

 

Kam një kontratë afatgjate me Rangers, kam 4 vjet kontratë dhe për momentin atje e kam fokusin. Nuk e di çfarë do të sjellë e ardhmja.

Me Kombëtaren kemi kaluar një krizë të vogël. Në ndeshjen e fundit mblodhëm të gjitha forcat dhe treguam që jemi bashkë. Ajo është Shqipëria e vërtetë. Kur jemi bashkë rezultatet do vijnë. Ishim mjaft krenar mbas ndeshje. Ato që folëm para ndeshjes i realizuam.

Me trajnerin Panucci kemi raporte shumë të mira, të gjithë lojtarët. Ai ka besimin tonë. Faji nuk është vetëm i atij. Në lojtarët nuk kemi qenë në ditën tonë më të mirë. Besoj që tani kemi mjaft kohë. Shpresoj që të gjithë jemi gati për sfidat e marsit.

Unë sa herë luaj me Kombëtaren është një ndjenjë komplet ndryshe nga ajo me klubin. Me klubin luajmë gjithmonë për fitore, por edhe me Shqipërinë shpresoj që të sjellim rezultate dhe lojërat e mira, ashtu siç na njohin tifozët tanë”, u shpreh Grezda me prejardhje nga Kosova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat