Çfarë bëri Prishtina në Skenderaj dhe kush fitoi me 11:0?

Futboll

Çfarë bëri Prishtina në Skenderaj dhe kush fitoi me 11:0?

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Çka bëri Prishtina në Skenderaj dhe kush fitoi me 11:0?

Ka përfunduar ndeshja e skuadrave të Superligës, ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës, që u zhvillua në kuadër të rrethit të parë të IPKO Superligës.

Prishtina u kualifikua më tej, pas triumfit në penallti.

Koha e rregullt dhe vazhdimet nuk sollën gola, kurse në penallti më të saktë ishin lojtarët e ekipit të kryeqytetit.

Pas penalltive, Prishtina e mundi Drenicën 5:4.

Në ndeshjet tjera, Gjilani mundi Sharrin pas vazhdimeve, me rezultat 6:2, kurse Vushtrria u eliminua, pas humbjes 2:0 nga Kika. Liria nga Prizreni ka deklasuar Lugun e Baranit me rezultat të thellë 11:0.
Golashënues: Ilir Mustafa 2, Fatih Karahoda 2, Robert Gjeraj 2, Gentian Binishi 1, Fitim Susuri 1 dhe
Liridon Fetahaj 3.

Rezultatet

L Baranit – Liria 0:11
Vllaznia P – Besa 1:2
Ferizaj – Vllazëria Zh 6:2
Fushë Kosova – Onix 3:2
KEK-u – Flamurtari 0:1
Bashkimi – Vëllaznimi 0:4
Sharri – Gjilani 2:2 (2:6 v.)
Istogu – R. Sadiku 3:1
Drenasi – Ballkani 0:1
Dukagjiji – Arberia 3:1
Drenica – Prishtina 0:0
Kika - Vushtria 2:0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat