Merret vendim për ndeshjen River Plate – Boca Juniors

Futboll

Merret vendim për ndeshjen River Plate – Boca Juniors

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

CONMEBOL është duke shqyrtuar mundësitë për të zhvilluar ndeshjen kthyese të finales së Copa Libertadores.

Sipas mediave atje, ndeshja pritet të zhvillohet me 8 ose 9 dhjetor në një teren neutral.

Fituesi do të luaj menjëherë në Kupën e Botës për klube që do të filloj me 12 dhjetor, kundër fituesve të kontinenteve tjera, e që nga Evropa është Real Madrid.

Kjo kohë e shkurtë do të jetë një problem për skuadrën fituese pasi nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për përgatitje për këtë kompeticion.

River Plate ka një ndeshje të Copa Argentina kundër Gimnasia La Plata të mërkurën mbrëma, përpara ndeshjes ktheyse me kundërshtarin e njëjtë të dielën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat