Skuadra më e pëlqyer dhe më e urryer

Futboll

Skuadra më e pëlqyer dhe më e urryer

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 17:36
Juventusi

Në sondazhin e kryen në Itali nga “European Football Benchamrk” kanë marrë pjesë 34 milionë përsona, nga të cilët 19 milionë ishin popullsi mbi 18 vjeç. Sondazhi kishte të bënte me numrin e skuadrës më të pëlqyer në Itali dhe asaj më të urryerës. Juventusi është konfirmuar si skuadra më më shumë tifozë duke marrë shumicën e votave.

Bardhezinjtë ndiqen nga Milan me 19 % dhe Inter po me këtë kuotë. Për sa i përket skuadrës më të urryer e kryeson Inter me 40% duke u ndjekur nga Juventus dhe Milan. Një sondazh është bërë edhe për ekipet më simpatike ku befasia është se kryeson Fiorentina me 30%. Më poshtë edhe tabela e plotë e përqindjeve:

Skuadrat më e pëlqyer
1- Juventusi -39%
2- Milan -19%
3- Interi -19%
4- Napoli -15%
5- Roma -13%
6- Fiorentina, Torino, Lacio, Kaljari me nga 4%

Skuadrat më simpatike
1-Fiorentina -30%
2- Atalanta -27%
3- Roma -24%
4- Napoli -22%
5- Lacio -21%

Skuadrat më të urryera
1-Interi -40%)
2- Juventus -38%
3- Milan-32%
4- Napoli- 30%
5- Lacio -26%

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat