Juventus lë jashtë dy yjet

Futboll

Juventus lë jashtë dy yjet

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 18:08
Juventus lë jashtë dy yjet

Juventus pritet të lërë jashtë formacionit Juan Cuadrado dhe Douglas Costa-n për ndeshjen e së martës ndaj Valencia-s.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar ditën e hënë, trajneri Massimiliano Allegri ka konfirmuar se do të luajë me një mbrojtje me katër, tre në mesfushë dhe tha se “do të shohim” për sulmin.

Sipas TuttoJuve, skema 4-3-3 e Allegri-t do të ketë Mario Mandzukic si qendërsulmues dhe Paulo Dybala me Cristiano Ronaldo në krahë.

Kjo do të thotë se Bardhezinjtë do të përqendrohen më tepër në qendër të fushës teksa për t’iu përshtatur karakteristikave të CR7 dhe La Joya.

Trajneri ka konfirmuar rikthimin e Blaise Matuidi, kështu që Sami Khedira do të ulet në stol teksa francezi do të luajë me Rodrigo Bentacur dhe Miralem Pjanic.

Formacioni i mundshëm i Juve-s: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Mandzukic, Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat