Duka tregon se kush është më e fortë, Kosova apo Shqipëria

Futboll

Duka tregon se kush është më e fortë, Kosova apo Shqipëria

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 19:36
Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është ballafaquar me një pyetje që e ka vënë jo pak në siklet.

Kreu i FSHF-së ka qenë i ftuar në ‘Wake Up’, ku ka folur rreth shumë gjërave në Kombëtaren Shqiptare, e po ashtu edhe për Kosovën.

“Është e vështirë që ta bëjmë krahasimin Kosovë-Shqipëri. Në futboll masin rezultatet”, ka thënë Duka.

“Ekipi i Kosovës është për t’u përgëzuar, sepse në një kompeticion të dytin historik zyrtar bëri një paraqitje shumë të mirë, pavarësisht se një kategori inferiore. Nëse do ti krahasoni me renditje, lexojini në renditjet e FIFA-s”.

Kujtojmë se përballja e fundit mes Kosovës dhe Shqipërisë është zhvilluar në Zvicër, dhe ‘Dardanët’ kanë triumfuar me rezultat 3:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat