Zyrtare: Roma dhe Real Madridi kualifikohen në 1/8’ën e finales

Futboll

Zyrtare: Roma dhe Real Madridi kualifikohen në 1/8’ën e finales

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 21:03
Foto nga ndeshja

Roma dhe Real Madrid e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8’ën e finales, pasi që CSKA Moska humbi 2-1 kundër Viktoria Plzen

Gialorrossi dhe Los Blancos nuk e kishin siguruar një vend për në fazën tjetër të garës pasi që në lojë ishte edhe CSKA Moskës që në rast të fitoreje do të bëntë 7 pikë dhe do të ishte ndeshja e fundit që do ta caktonte se cila skuadër kalon tutje.

Por CSKA nuk fitoi sot.

Edhe pse rusët kaluan në avantazh në fillim të ndeshjes me anë të Nikola Vlasic dhe Igor Akinfeev priti një penallti në pjesën e parë, Viktoria luftojë shumë dhe arriti një fitore befasuese në Moskë.

Prochazka shënoi golin e parë kurse rikthimin e kompletoi Lukas Hejda.

Kjo do të thotë se ndeshja e sotme e Real Madridit me Romën do të jetë një ndeshje për vendin e parë në grup, pasi që të dyja skuadrat janë në mesin e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Roma dhe Real Madrid kanë nga nëntë pikë në grup dhe nëse Roma fiton sonte dhe ndeshjen e fundit kundër Viktoria Plzen do të kalon e para – e kundërta do të jetë më Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat