(E plotësuar) - Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, tregoi forcën në stadiumin "Olimpico", duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Romës, në ndeshjen e xhiros së parafundit të grupit G të kualifikueseve për Champions League në futboll. Ndeshje u zhvillua pa ndonjë presion të madh qoftë për njërën palë po ashtu edhe skuadrën tjetër, por që luftonin se cila do të jetë në krye të grupit! Reali u tregua më i suksesshëm dhe u kthye me pikë të plota. Në minutën e 47-të, uellsiani Gareth Bale tundë portën e vendasve, 0:1 dhe Lucas thellon fitoren në 0:2 në minutën e 59-të.
Në grupin F, kampioni i Anglisë, Manchester City, barazoi në udhëtim 2:2 me Lyonin. Në minutën e 55-të,Cornet kaloi në epërsi Lyonin, por pas 8 minutave Laporte sjell gëzim te City, barazon shifrat 1:1. Cornet ishte në formë të mirë shënon për 2:1 në minutën e 81-të, por pas dy minutave Aguero barazoi rezultatin 2:2.
Në grupin E, Bayerni shkatërroi me 5:1 Benfica-n. Në minutën e 13-të, Bayerni avancon me golin e Robbenit. Bayerni dominon sfidën dhe shton epërsinë në 2:0 me golin e Arjen Robben në minutën e 30-të. Bavarezët nuk ndalën, shënojnë edhe golin e tretë. Në minutën e 36-të, Robert Lewandowski thellon epërsinë, 3:0. Benfica megjithatë ngushton rezultatin në 3:1 duke iu falënderuar futbollistit Fernandes në minutën e 46-të. Bayerni nuk ndalet, sërish shkund portën e portugezëve. Në minutën e 51-të polaku Lewandowski realizoi për 4:1. Bayerni thellon fitoren në 5:1 me golin e Franck Riberyt në minutën e 77-të.
Kroati Mario Manxhukiç shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Cristiano Ronaldos, Juve fiton me 1:0 ndaj Valencisë. Fellaini është kreator i fitores së Manchester Utd. Ai shënoi në minutën e fundit dhe e mundën me rezultat 1:0 Young Boysin.
Bayerni, Ajaxi, Real Madridi, Roma, Juventusi, Manchester Utd, Manchester City kanë siguruar vizën për në të tetën e finales.
Grupi E
Bayern-Benfica 5:1 (3:0)
AEK-Ajax 0:2 (0:0)
Tabela
1. Bayern 5 4 1 0 13
2. Ajax 5 3 2 0 11
3. Benfica 5 1 1 3 4
4. AEK 5 0 0 5 0
Grupi F
Lyon-Manchester City 1:0 (0:0)
Hoffenheim-Shakhtar 2:3 (2:2)
Tabela
1. Manchester City 5 3 1 1 10
2. Lyon 5 1 4 0 7
3. Shakhtar Donetsk 5 1 2 2 5
4. Hoffenheim 5 0 3 2 3
Grupi G
CSKA (M)-Plzen 1:2 (1:0)
Roma-Real 0:2 (0:0)
Tabela
1. Real Madrid 5 4 0 1 12
2. Roma 5 3 0 2 9
3. Plzen 5 1 1 3 4
4. CSKA (M) 5 1 1 3 4
Grupi H
Juventus-Valencia 1:0 (0:0)
Manchester Utd-Young Boys 1:0 (0:0)
Tabela
1. Juventus 5 4 0 1 12
2. Manchester Utd 6 3 1 1 10
3. Valencia 5 1 2 2 5
4. Young Boys 5 0 1 4 1
Ndeshje interesante në Champions League, raporti live:
Përfunduan të gjitha ndeshjet.
77' Bayerni thellon epërsinë në 5:1 me golin e Franck Riberyt në minutën e 77-të.
72' Reali është afër fitores në Romë, ku edhe janë në epërsi me 0:2.
63' Laporte sjell gëzim te City, barazon shifrat 1:1 me Lyonin
Në minutën e 59' Lucas dyfishon epërsinë e Realit, 0:2
Valencia në situatë të vështirë, kroati Mario Manxhukiç shënoi në minutën e 59-të pas asistimit të Cristiano Ronaldos, Juve udhëheq me 1:0. .
***
55' Kampioni i Anglisë, Manchester City, është në presion, pësoi gol në minutën e 55'të, kur Cornet kaloi Lyonin në epërsi me 1:0.
***
51' Në minutën e 51-të polaku Lewandwski realizoi për 4:1.
***
47' Real Madridi avancon në stadiumin "Olimpico". Uellsiani Gareth Bale tundë portën e vendasve, 0:1.
***
46' Benfica megjithatë ngushton rezultatin në 3:1 duke iu falënderuar futbollistit Fernandes në minutën e 46-të.
***
45' Përfundojnë pjesët e para.
***
40' Ndeshja dramatike mes Hoffenheim dhe Shakhtar, për 40 minuta shënohen katër gola. Në minutën e 39-të, Steven Zuber barazoi rezultatin 2:2.
***
38' Bavarezët nuk ndalën, shënojnë edhe golin e tretë. Benfica pothujase është e dorëzuar. Në minutën e 37-të, Robert Lewandowski thellon epërsinë e Bayernit, 3:0.
***
32' Bayerni dominon sfidën dhe udhëheq me 2:0. Në minutën e 31-të Arjen Robben shton epërsinë në 2:0, goli i dytë i tij në këtë ndeshje.
***
27' Nuk ka gola në Romë dhe në Torino, Roma-Real përkatësisht Juventus-Valencia.
***
Në minutën e 17-të Kramariç ngushton rezultatin në 1:2 dhe i shton gjasat e Hoffenheimit për barazim.
***
Hoffenheimi është në situatë të vështirë, pasi që është në disavantazh me 0:2 nga Shakhtari. Ismaily shënoi në minutën e 14-të dhe Taison në atë të 15-tën. 13' Bayerni avancon me golin e Robbenit.
***
Sfida më interesante po zhvillohet mes Romës dhe Real Madridit, po ashtu edhe Juventus e Valencia.
Megjithatë Roma Real nuk ka ndonjë presion, sepse Roma dhe Reali veç kanë siguruar kalimin më tutje, ndërsa Juventus kërkon fitore. Bayerni në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Benficas.