Allegri: Ja çfarë ndryshoi në pjesën e dytë, ai na jep më shumë siguri - Bota Sot
Allegri: Ja çfarë ndryshoi në pjesën e dytë, ai na jep më shumë siguri

Futboll

Allegri: Ja çfarë ndryshoi në pjesën e dytë, ai na jep më shumë siguri

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 00:16
Massimiliano Allegri

“Valencia ka konfirmuar se është një nga skuadrat më në formë të kampionatit spanjoll. Kemi pësuar disa kundërsulme dhe pjesa e parë ka qenë e mirë për ata. Në pjesën e dytë kemi qenë më të organizuar”.

Kjo ka qenë analiza e Massimiliano Allegri-t pas fitores të marrë në shtëpi kundër Valencia-s: “Ata janë shumë të ngjashëm me Atletico Madrid në mënyrën si mbrohen. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre”.

“Ne jemi pothuajse i njëjti ekip me vitin e kaluar, por Cristiano na jep shumë siguri. Me United kishim më shumë hapësira dhe jemi ndier pak më të qetë, por duhet të fitojmë edhe kundër ekipeve që mbyllen shumë”, ka përfunduar Allegri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...