Bonaventura operohet me sukses, por mbetet 9 muaj larg fushave

Futboll

Bonaventura operohet me sukses, por mbetet 9 muaj larg fushave

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 06:57
Mesfushori Xhek Bonaventura

Mesfushori Xhek Bonaventura është operuar me sukses në një klinikë në Pittsburgh, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmi është dhënë nga bashkëshortja e mesfushorit të Milanit dhe përfaqësueses italiane, e cila ka falënderuar stafin mjekësor për përkujdesjen.

“Operacioni përfundoi me sukses. Falënderojmë mjekët që punuan për operacionin e Giacomos dhe të gjithë që na kanë mbështetur këto ditë”, deklaroi bashkëshortja e mesfushorit.

Ndërkohë, bashkë me përfundimin e operacionit, kanë dalë edhe afatet e para të rikuperimit të plotë të Bonaventurës, i cili sipas parashikimeve, pritet të kthehet në fushë pas 8-9 muajsh.

Ky është një lajm mjaft i keq për trajnerin Gattuso, pasi po përballet me mungesën e disa futbollistëve të rëndësishëm të formacionit, që ia kanë komplikuar punën për të arritur rezultate dhe për të zënë një vend në zonën Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat