Boca refuzon të zhvillojë ndeshjen ndaj Riverit

Futboll

Boca refuzon të zhvillojë ndeshjen ndaj Riverit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:05
Boca

Nuk kanë fund polemikat rreth finales së Kupës Libertadores.

Incidentet e ndodhura para finales së dytë të Kupës Libertadores mes River Plates dhe Boca Juniors bënë që ndeshja e konsideruar si një nga më të shumëpriturat të shtyhet.

Sot CONMEBOL vendosi që ndeshja të mos luhet në stadiumin e Riverit, por në një vend tjetër, diku tek datat 8 ose 9 dhjetor.

Gjithsesi, Boca ka të tjera pretendime, me presidentin e saj, Daniel Angelici, i cili ka reaguar, duke thënë se klubi kërkon fitoren në tavolinë, duke kujtuar dhe vitin 2015, kur për një ngjarje të ngjashme ekipi i tij u përjashtua.

“Ne nuk pranojmë të luajmë ndeshjen e kthimit”, tha Angelici

“Në vitin 2015 jemi suspenduar për një ngjarje të ngjashme”.

“Jemi duke pritur me qetësi për atë që do të vendosë gjykata. Nëse është e nevojshme do të shkojmë dhe në CAS”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat