Juventus dëshiron shërbimet e Lukaku-t - Bota Sot
Juventus dëshiron shërbimet e Lukaku-t

Futboll

Juventus dëshiron shërbimet e Lukaku-t

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:45
Romelu Lukaku

Mediat britanike kanë raportuar pasditen e sotme se klubi torinez ka pikëtuar sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si futbollistin ideal që mund të vishet bardhezi dhe të zëvendësojë në mënyrën më të mirë kroatin Mandzukiç.

Për belgun, “Djajtë e kuq” paguan rreth 90 mln euro te Evertoni, por ndryshe nga sezoni i kaluar kur shënoi 16 gola në kampionat dhe kontribuoi në renditjen e klubit në vend të dytë, këtë sezon Lukaku nuk po arrin të lërë gjurmë.

Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer si trajner i Manchester United, Romelu Lukaku qëndroi në stol, një shenjë kjo se norvegjezi nuk e sheh si titullar, ndaj edhe klubi anglez mund të mirëpresë ofertat në drejtim të tij.

Belgu shihet si zevdësuesi ideal Mario Mandzukic i cili mot mbush 33 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera