Nuggets i shkakton humbjen e radhës Lakersit - Bota Sot
Nuggets i shkakton humbjen e radhës Lakersit

Basketboll

Nuggets i shkakton humbjen e radhës Lakersit

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:33
Pamje nga një ndeshje në NBA

Mbrëmë janë zhvilluar pesë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers kanë pësuar edhe një humbje në këtë sezon të ri në NBA.

Konventa e Parë e Prodhuesve të Kosovës do të mbahet me 29 dhe 30 Nëntor 2018, në Hotelin Emerald

‘Engjëjt’ ishin mysafirë të skuadrës së Denver Nuggets, ku dolën të mposhtur në saje të rezultatit të thellë, 117-85.

 

Në asnjë moment vendasit nuk e vënë në dyshim fitoren e tyre duke triumfuar në çdo periudhë të ndeshjes.

Basketbollistët më efikas te Nuggetsat ishin Paul Missap, Jamal Murray, Malik Beasley, ku secili arriti realizonte nga njëzet pikë. I pari regjistroi edhe ‘double-double’ në saje të 11 kërcimeve.

Te Lakersat më i miri në parket ishte Kyle Kuzma me 21 pikë, Brandon Ingram dhe LeBron James shënuan secili nga 14 pikë.

Pas kësaj, Los Angeles ka bilanc prej 11 fitoreve dhe nëntë triumfeve gjersa për Denverin ishte fitorja e 14 kundrejt shtatë pësime.

“Engjëjt” në takimin e radhës do të takohet me Indiana Pacers gjersa Nuggetsat do të ballafaqohen Portland Trail Blazers.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...