Solari i reagon Iscos: Ja përse e lash në stol ndaj Romës

Futboll

Solari i reagon Iscos: Ja përse e lash në stol ndaj Romës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 08:56
Santiago Solari

Santiago Solari ka zbuluar se përse e la në stol Isco Alarconin në Ligën e Kampionëve ndaj Romës.

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, ka thënë se ai e la në stol iso Alarconin në fitoren ndaj Romës, për një arsye specifike.

“Ta lë jashtë Iscon, ishte një vendim specifik, në një moment specifik”, tha pas ndeshjes Solari,

“Trajnerët marrin vendimet dhe kjo është. Vendimet gjithmonë janë sportive, nuk kanë të bëjnë asgjë personale.

“Startuesit dhe zëvendësuesit, janë dy pjesë të ndryshme. Lojtarët janë këtu për të dhënë gjithçka dhe ta japin 100% në mënyrë që të zgjidhen”, ka shtuar Solari, duke bërë me dije se Isco është jashtë formës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat