Solskjaer e ka gati blerjen e parë te Man.United, vjen nga Serie A - Bota Sot
Solskjaer e ka gati blerjen e parë te Man.United, vjen nga Serie A

Futboll

Solskjaer e ka gati blerjen e parë te Man.United, vjen nga Serie A

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 12:54
Oli Gunnar Solskjaer

Trajneri i Manchester United, Oli Gunnar Solskjaer e ka “piketuar” transfertën e parë te skuadra e re.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas i cili preferohet së tepërmi nga tekniku i “Djajve të Kuq”.

“TuttoMercatoWeb” shkruan sot se disa prej agjentëve të klubit anglez ishin prezent në ndeshjen mes Romës dhe Juventusit.

Mbrojtësi grek mund të lërë Romën në janar, ku italianët do të fitonin 36 milionë euro.

Përfaqësuesit e Djajve të Kuq ishin jashtëzakonisht të impresionuar me paraqitjen e futbollistit.

Theksojmë se për 27-vjeçarin ka shprehur interesim edhe skuadra kampione e botës, Real Madrid.

Greku deri tani ka zhvilluar 143 paraqitje dhe ka shënuar gjashtë gola.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera