Nga kamarier në partneritet me “Facebook”, historia e shqiptarit Uljan Sharka - Bota Sot
Nga kamarier në partneritet me “Facebook”, historia e shqiptarit Uljan Sharka

Diaspora

Nga kamarier në partneritet me “Facebook”, historia e shqiptarit Uljan Sharka

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 11:20
Uljan Sharka

Nga kamarier në partneritet me “Facebook”, historia e shqiptarit Uljan Sharka

Sot, 26 vjeçari Uljan Sharka drejton një kompani që quhet iGenius dhe që numëron qindra punonjës dhe ushtron aktivitetin në katër vende me konsumatorë të profilit të lartë dhe vlerë tregu prej 200 milion eurosh.

U largua nga Shqipëria në 2008-ën pa ditur as edhe një fjalë të vetme në gjuhën Italiane.

Gjatë kohës që qëndroi në Milano ai punoi si kamarier dhe shitës, por pa hequr dorë asnjëherë nga studimet dhe pasioni për teknologjinë.

Dhe kështu kod pas kodi, algoritëm pas algoritmi, ai krijoi një xhevahir. Quhet Crystal dhe është një softuer i inteligjencës artificiale i cili bën të mundur që punonjësit të komunikojnë me të dhënat e kompanisë ku punojnë.

Në praktikë do të thotë të pyesin dhe marrin përgjigje në gjuhë të natyrshme për çdo gjë që mund të rrisë efikasitetin në punës, sikur të komunikonit me një koleg me eksperiencë.

Sot, 26 vjeçari Uljan Sharka drejton një kompani që quhet iGenius dhe që numëron qindra punonjës dhe ushtron aktivitetin në katër vende me konsumatorë të profilit të lartë dhe vlerë tregu prej 200 milion eurosh.

Ai është dekoruar dhe vlerësuar nga kompani si Google për asistentin e parë virtual për bizneset dhe bashkëpunuar edhe me rrjetin social më të madh në botë Facebook.

Në një intervistë për Rai Play Radio, inovacioni i vitit në ICT Awards 6 foli në detaje për asistentin virtual në fjalë:

“Crystal është një konsulent virtual, një sistem i ngjashëm me Siri, Google Assistant ose Amazon Alexa, të cilit i kemi mësuar të përdor të dhënat personale e madje të përgjigjet rreth tyre,” tha Uljani për Rai Play Radio.

“Crystal lidhet me databazën private të kompanisë suaj, të dhënat që shitjeve dhe konsumatorëve, dhe i përpunon, mëson dhe i bën që ato të komunikojnë me ne.

Në vend që një asistenti virtual ti drejtojmë pyetjen “Si do të jetë moti nesër?” mund ta pyesim “Si shkuan shitjet në tre muajt e fundit?” ose “Si do të shkojnë shitjet në dy javët e ardhshme.”

Crystal përgjigjet me një zë natyral sikur të ishte person. Aktualisht kemi integruar gjashtë gjuhë, përfshirë Italishten.

Gjithashtu jep sugjerime për të dhënat të cilat nxjerrin në pah informacione të dobishme në bazë të pyetje që bëjmë.

Për shembull kur ai pyetet për shitjet, Crystal bën parashikime në bazë të objektivave të arritur.

Megjithatë është ende herët për të thënë që Crystal mund të zëvendësojë një person të vërtetë. Jemi shumë larg kësaj,” tha Uljani për televizionin Italiane RAI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...