“UEFA me dy standarde, Jashanicën e dënoi me dy vjet kurse Ramosin e fali”

Futboll

“UEFA me dy standarde, Jashanicën e dënoi me dy vjet kurse Ramosin e fali”

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:46
Bajram Jashanica

El Mundo Deportivo ka marrë shembull mbrojtësin e Skënderbeut në lidhje me dënimin për antidoping.

UEFA përdor dy standarde në dënimet që jep dhe për këtë kanë menduar mediat spanjolle dhe më konkretisht ato që qëndrojnë pranë klubit të Barcelona.

Media e famshme gjermane Der Spiegel referuar zbulimeve të platformës Football Leaks pak ditë më parë bëri publik lajmin tronditës se kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos përpara finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2017-të kishte marrë një medikament mjekësor që nuk lejohet të përdoret pasi është në listën e barnave të ndaluara në kontrollet e antidopingut.

Megjithatë, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.

Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i suspenduar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe e Ligës së Evropës ndaj Young Boys, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave me doping të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut.

Kështu për të 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pezulluar atë nga aktiviteti për dy vjet.

Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur dexamethasone, një substancë e ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat