“Mundo Deportivo” kërkon të dënohet Ramosi si shqiptari

Futboll

“Mundo Deportivo” kërkon të dënohet Ramosi si shqiptari

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:56
Ramos e Jashanica

Sergio Ramos duket se po ia hedh paq deri më tani në lidhje me dopingun. Të paktën kështu duket, pasi mbrojtësi i Real Madridit, është duke vijuar aktivizimin me skuadrën e tij, edhe pse një vit më parë gjatë finales së Champions League, ai është konstatuar me doping.

Mirëpo, nëse ka media që i kanë dalë në mbrojtje, ka dhe nga ato që kanë hapur arkivat, duke i treguar Spanjës, UEFA-s dhe gjithë botës, rastin e një futbollisti shqiptar që e pësoi nga dopingu.

Bajram Jashanica, mbrojtësi i Skënderbeut, prej një viti është i pezulluar nga aktiviteti sportiv, pasi në një ndeshje të fazës në grupe të Europa League, një vit më parë u konstatua se kishte marrë një medikament mjekësor, që bënte pjesë në listën e substancave dopuese të Agjencisë Ndërkombëtare të Anti-Dopingut.

Kështu për 27-vjeçarin është vendosur një masë disiplinore, duke e pezulluar atë nga aktiviteti për dy vjet.

Në krahun tjetër, mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, në finalen e Champions League të vitit të kaluar, është konstatuar se ka përdorur “dexamethasone”, një substancë e ndaluar nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

Prestigjiozja katalunase, “Mundo Deportivo”, ka shkuar një artikull ku merr si shembull rastin e Jashanicës, i cili deri në 2020 nuk do të jetë në gjendje të luaj futboll.

Në fak ky është shembulli më i mirë, për të treguar standardin e dyfishtë që përdor UEFA në futboll, ku të vegjlit trajtohen si “të njerkës” ndërsa të mëdhenjtë si “të nënës”, shkruan Mundo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat