Tension mes Iscos dhe Solarit, lojtari përfundoi në tribuna në ndeshjen ndaj Romës

Futboll

Tension mes Iscos dhe Solarit, lojtari përfundoi në tribuna në ndeshjen ndaj Romës

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:00
Isco

Futbollisti spanjoll nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin e ri të skuadrës.

Me ardhjen e Santiago Solari, janë disa futbollistë që nuk po gjejnë më hapësirat, si dikur. Njëri nga këta, është edhe Isco.

Reprezentuesi i Spanjës nuk është në formën më të mirë dhe pas ardhjes së trajnerit argjentinas gjërat janë përkeqësuar aq sa në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Romës, nuk ishte as në stol.

Që kur Solari është nën drejtimin e klubit, Isco ka luajtur vetëm 61 minuta në La Liga, shifër mjaft e ulët për një futbollist si ai. Gjithsej, gjatë këtij sezoni, spanjolli numëron 13 sfida, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asistim. Nëse kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë, me Iscon që mund të vazhdojë t’i shohë ndeshjet nga stoli, apo dhe nga tribuna, mund të ndodhë që ai të kërkojë të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat