Tottenham luan për gjithçka, Interin e kënaq edhe një pikë

Futboll

Tottenham luan për gjithçka, Interin e kënaq edhe një pikë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:28
Ilustrim

Tottenham do të luajë gjithçka për gjithçka kundër Interit në “Wembley”, të mërkurën, për t’i dhënë shanse vetes për kualifikim në grup. Vetëm një fitore do t’i mbajë gjallë shpresat e “Spurs” për të përparuar në 1/16 finale të Champions.

Barcelona është e vetmja skuadër nga Grupi B, që e ka çimentuar vendin e saj në fazat me eliminim direkt, ndërkohë që “Spurs” dhe zikaltrit do të luftojnë mes veti për vendin e dytë në grup. Mousa Dembele dhe Davinson Sanchez (të dëmtuar) nuk mund të luajnë në këtë ndeshje, ndërsa Danny Rose dhe Kieran Trippier janë dyshime te vendësit.

Trajneri Pochettino konfirmoi në konferencën e tij për shtyp, para ndeshjes, se mbrojtësi Jan Vertonghen është rikuperuar në kohë për përplasjen e mbrëmjes së sotme dhe pritet të përfshihet në 1-shen shartuese.

Në kampin tjetër, mbrojtësi Simi Vrsaljko ka marrë “dritë jeshile” për udhëtimin drejt Londrës së Veriut, pas rikuperimit nga një dëmtim në “bicep”. Kapitenit dhe sulmuesit zikaltër, Mauro Icardi, i është dhënë gjithashtu miratimi për të startuar si titullar.

Ylli i sulmit të Tottenham, Harry Kane, e mbajti skuadrën ga Londra e Veriut në lojë për kualifikim, kur shënoi dopietë në përmbysjen dramatike kundër PSV, në sfidën pararendëse. “Spurs” duhet të fitojnë, në mënyrë që të mbajnë shpresat e kualifikimit. Në rast se fitojnë sonte me Interin, atëherë do të kenë nevojë për rezultat më të mirë se zikaltrit kundër PSV, kur të ndeshen me Barcelonën në “Camp Nou”, në ndeshjen e fundit në grup.

Kujtojmë se Tottenham e nisi këtë sezon të Ligës së Kampioneve në mënyrë jopozitive, duke u mundur 2-1 në “San Siro”. Pastaj, provoi disfatën 4-2 në shtëpi, në përplasjen me Barcelonën. Megjithatë, të besuarit e Pocehttino duken mjaft mirë psikologjikisht, sepse vijnë nga fitorja e shkëlqyer 3-1 ndaj Chelsea, në Premier League.

Një pikë për Interin do të jetë e mjaftueshme, për t’i mbajtur në lojë italianët deri në fund, që të kualifikohen në 1/16 finale të Champions-it. Barcelona në këtë grup, por jo vetëm, është e vetmja skuadër që e siguroi kualifikimin më tej para ndeshjes së pestë në grup.

Megjithatë, kreu i grupit nuk është zyrtarizuar ende për k atalanasit. Aktualisht, skuadra e Valverde ndodhet në krye, me 10 pikë. Barcelona do ta sigurojë vendin e parë, në qoftë se fiton ndeshjen e saj përfundimtare kundër Tottenham.

Formacioni i mundshëm i Tottenham: Lloris; Aurier, Vertonghen, Alderweireld, Davies; Winks, Sissoko; Eriksen, Dele, Son; Kane.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; Vrsaljko, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat