Wilder: Kam një instikt prej vrasësi të cilin Klitschko nuk e ka patur

Futboll

Wilder: Kam një instikt prej vrasësi të cilin Klitschko nuk e ka patur

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:32
Wilder: Kam një instikt prej vrasësi të cilin Klitschko nuk e ka patur

Boksieri amerikan Deontay Wilder, që më 1 dhjetor do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë ndaj Tyson Fury, ka deklaruar se nuk do të përsëritë të njëjtat gabimet që 3 vite më parë bëri Wladimir Klitschko. Në atë duel të zhvilluar në Shtutgart të Gjermanisë, Fury mundi ukrainasin me vendim unanim të gjyqtarëve, duke i marrë titujt kampion të peshës së rëndë. Gjë të cilën boksieri britanik (27 fitore e asnjë humbje) synon ta përsëritë edhe më 1 dhjetor, kur do të duelojë ndaj Wilder në Los Anxhelos.

“Unë kam një instikt prej vrasësi të cilin Klitschko nuk e ka patur kurrë. Unë jam I bindur që Klitschko gjithnjë e kujton atë sfidë ndaj Fury. U mund nga Fury, pasi e mbajti titullin kampion për një kohë kaq të gjatë, duke mos lëshuar dot asnjë grusht në fytyrën e rivalit. Kjo sfidë ka mbetur një dështim për ukrainasin, por nuk ka për të ndodhur e njëjta gjë me mua. Unë nuk do të shfajësoj veten, pasi nuk do të kem rast. Unë do ta mund me “KO” Fury, për këtë gjë e jap fjalën”, u shpreh Deontay Wilder, 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat