Champions, vëmendja te PSG-Liverpool

Futboll

Champions, vëmendja te PSG-Liverpool

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 13:40
Ilustrim

Luhen sot ndeshjet e pesta të Grupeve A, B, C dhe D të Ligës së Kampioneve.

Vëmendja më e madhe do të jetë pikërisht në Grupin C, ku të gjitha skuadrat janë në garë për t’u kualifikuar. Sfida që do të ketë vëmendjen më të madhe është ajo që do të luhet në Francë, mes Paris Saint Germain dhe Liverpool. “The Reds” janë në kuotën e 6 pikëve, ndërsa transalpinët me 5. Skuadra e Klopp kualifikohet nëse fiton dhe nëse Crvena Zvezda nuk arrin të mundë Napolin. Ky i fundit kualifikohet nëse e fiton ndeshjen e tij me skuadrën serbe si dhe nëse Paris Saint Germain dështon në tentativën për të mundur Liverpool.

PSG duhet të fitojë me Liverpool dhe të shpresojë që Napoli të mos fitojë ndaj Crvena Zvezdës për të marrë vendin e parë në grup.

Në grupin B, Barcelona, tashmë e kualifikuar, do të përballet në Eindhoven ndaj PSV-së për të siguruar vendin e parë në Grupin B. Katalanasit mund të arrijnë objektivin e tyre edhe me një barazim, por në këtë rast duhet të shpresojnë që Interi të mos fitojë ndaj Tottenham. Në krahun tjetër, Interi mund të kualifikohet për në 1/8 e finaleve edhe me një barazim, ndërsa londinezët duhet të fitojnë me çdo kusht ndaj zikaltërve nëse duan të kenë ende shanse për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve.

Në grupin A, Borussia Dortmund do të luajë ndaj Club Brugge dhe skuadrës gjermane i mjafton të marrë edhe vetëm 1 pikë për të qenë mes 16 më të mirave. Dortmundi do të sigurojë vendin e parë në grup që në këtë javë nëse e fiton sfidën e nëse Atletico Madrid humbet ndaj Monaco. Përsa u përket spanjollëve, ata kualifikohen nëse fitojnë ndeshjen me Monaco ose nëse Brugge nuk fiton ndaj Dortmund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat