Përfundon në gjykatë presidenti i klubit të Serie A

Futboll

Përfundon në gjykatë presidenti i klubit të Serie A

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:38
Ferrero

Riciklim parash dhe mashtrim. Këto janë dy nga akuzat që rëndojnë mbi një nga presidentët më të çuditshme në Serie A. Bëhet fjalë për numrin “1” të Sampdorias i cili tashmë është bërë pjesë e sekuestrimeve nga “Guardia Di Finanza”.

Sipas provave që disponon gjykata, bëhet me dije se 1.2 milionë euro që kishin ardhur në arkat e klubit nga shtija e Obiang te skuadra e West Hamit ishin bërë nëpërmjet faturave false. Në mënyrë fiktive dhe jo sipas ligjit. Kështu Gjykata e Romës vendosi që t’i sekuestrojë Ferreros disa nga kompanitë që ai zotëron duke përfshirë edhe klubin e Sampdorias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat