Në Spanjë të sigurt, Modriq e fiton Topin e Artë - Bota Sot
Në Spanjë të sigurt, Modriq e fiton Topin e Artë

Futboll

Në Spanjë të sigurt, Modriq e fiton Topin e Artë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 14:54
Luka Modriq

Më 3 dhjetor do të bëhet ndarja e çmimit për Topin e Artë.

Dominimit 10 vjeçar të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në garën për Topin e Artë po i vjen fundi.

Pak ditë kanë mbetur deri në shpalljen e fituesit, ndërsa ceremonia dhe çmimi prestigjioz do të jepet me datë 3 dhjetor në Paris.

Luka Modriq është favoriti kryesor dhe një gjë e tillë konfirmohet dhe nga Spanja. Sipas Ondo Cero, mesfushori kroat i Realit të Madridit do të jetë fituesi i Topit të Artë.

Ndonëse është përfolur se përveç Modriç, në podium do të jenë edhe Raphael Varane dhe Kylian Mbappe, Onda Cero largon këta dy të fundit nga lista.

Në vendin e dytë pritet të radhitet Cristiano Ronaldo kurse Antoine Griezmann do të jetë i treti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...