Gasperini: Ronaldo është një atraksion unik për publikun - Bota Sot
Gasperini: Ronaldo është një atraksion unik për publikun

Futboll

Gasperini: Ronaldo është një atraksion unik për publikun

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 00:13
Gian Piero Gasperini

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, ka komentuar rëndësinë që ka ndeshja e nesërme që e zhvillon ekipi i tij ndaj Juventusit.

Me këtë rast ai tha se “ Shpresoj se Ronaldo do të jetë në fushë, sepse ai është atraksion unik për publikun”.

Gasperini është i vetëdijshëm për kundërshtarin me të cilin do të përballet.

“Juventusi ka një bilanc mbresëlënës, me 16 fitore dhe 1 barazim, pa asnjë humbje për 17 javë”.

Ai vuri në dukje se Atalanta do ta zhvillojë ndeshjen pa tre lojtarë kryesor ndaj “Zonjës së vjetër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera